image Çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për vrasje në Prizren?

Kosovë

Çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për vrasje në Prizren?

news image

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, Bajram Veliaj i cili mbrëmë e privoi nga jeta gruan e tij Armenda Veliaj, janë gjetur një pistoletë, dy karikatorë dhe 42 fishekë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa, gjatë ditës pritet që në Gjykatë të dorëzohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se pas verifikimeve të bëra në databazën e Prokurorisë, të njëjtit nuk kanë pasur ndonjë rast të paraqitur apo të raportuar për dhunë në familje apo rast të ngjashëm./Sinjali/