Pas zbatimit të pikës së parë të marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, ku Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe barrikadat u zhvendosën nga veriu, sot fillon zbatimi i pikës së dytë të kësaj marrëveshjeje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas pikës së dytë të kësaj marrëveshje nga sot do fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.
Kurse, pika e tretë e marrëveshjes do të zbatohet më 21 tetor, ku do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme. /Gazeta Sinjali/