image Çka nëse Kurti nuk pritet në Shtëpinë e Bardhë, deputeti i VV-së: Zero rëndësi ka kjo - hiç, hiç, hiç

Politikë

Çka nëse Kurti nuk pritet në Shtëpinë e Bardhë, deputeti i VV-së: Zero rëndësi ka kjo – hiç, hiç, hiç

news image

Deputeti i VV-së Dimal Basha thotë se edhe nëse kryeministri Albin Kurti në vitin e dytë të qeverisjes s’do të pritej në Shtëpinë e Bardhë në Washington, kjo s’do të ishte problem.

Basha thotë se raportet me SHBA-në prishen nëse kjo qeveri do të lejonte korrupsionin e keqpërdorimet.

“Pak ka rëndësi kjo, zero ka rëndësi, hiç, hiç, hiç”, tha Basha kur u pyet se “çka nëse edhe pas një viti askush në Shtëpinë e Bardhë nuk e takon Kurtin?”

“A thanë për 200 milionë të gazit i kemi thënë jo, edhe kjo për me thënë amerikanski direkt “është rren, kanë rrejt””, shtoi ai.

“Pse po mendon se fatin tonë ka me vendos Amerika. Këtë s’po e kuptoj”, pyet Basha.

“Na jemi duke bashkëpunuar me Amerikën. Jemi duke bashkëpunuar me Ambasadën Amerikane. A e ke dëgjuar ndonjëherë Ambasadën Amerikane duke thënë se po mi keqpërdorni taksat e mia”, shtoi Basha në T7.

Kurti pati deklaruar se gjatë muajit maj të këtij viti do të udhëtojë për në SHBA.

/GazetaSinjali/