image Çka ndodh sot në Kosovë?

Kosovë

Ngjarjet/ Çka ndodh sot në Kosovë?

news image

Ngjarjet kryesore të ditës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, viziton Qendrën e Paraburgimit në Prizren. (Qendra e Paraburgimit në Prizren, ora 10:00).

OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci mban debatin publik “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike”. (Kafiteria “Dit e Nat”, ora 10:00).

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00).

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ia dorëzon detyrën ministrit Blerim Reka. (Zyrat e Ministrisë së Integrimit Evropian, ora 11:00).

Ish-ministri Skender Reçica do të bëjë dorëzimin e detyrës tek ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari. (Selia e MPMS-së, ora 11:00).

Në Universitetin e Prizrenit bëhet përurimi i Kabinetit të Informatikës dhe të Sallës së mbledhjeve. (Universiteti i Prizrenit, ora 12:00).

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:30).

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pret në takim shefin e Zyrës Belge, Jean-Louis Servais. (Ndërtesa e Kuvendit, 14:00).

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisiç. (Ndërtesa e Kuvendit, 15:30). /Gazeta Sinjali/