image "Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?", flet babai i njërit nga të plagosurit sot në Badovc

Siguri

“Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?”, flet babai i njërit nga të plagosurit sot në Badovc

news image

Pasditen e sotme ka ndodhur një tentim grabitje ndaj një mjeti transportues të parave te Liqeni i Badovcit në magjistralen Gjilan – Prishtinë, ku janë plagosur dy punonjës të kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, shkruan Gazeta Sinjali.

Babai i njërit nga të plagosurit, Muhamet Krasniqi, është shprehur se nuk është optimist për gjendjen e djalit të tij, por që po lutet që ai të shpëtojë.

“Gjithmonë kam pasë frikë prejse o hi o punësu aty. Gjithmonë mendojmë me shpresë që do të kalojmë mirë. N’gjoks është plagosur. Ishalla pshton, po unë nuk jam optimist”, tha ai për Klan Kosova.

Po ashtu, Krasniqi ka bërë të ditur se djali i tij aktualisht e ka vetëdijen por që ka pasur shume gjakderdhje, duke shtuar që raste si ky i ditës së sotme mos të ndodhin më.

“Është me vetëdije, por ka shumë gjakderdhje. Ishalla shpëton. Lus Zotin ishalla tjerët shpëtojnë e nuk ndodh një rast i tillë më. Qet djalë t’vetmin e kam. Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?”, shtoi ndër të tjera ai.

Gazeta Sinjali gjatë mbrëmjes ka kontaktuar edhe me Klinikën Emergjente, ku doktori kujdestar, Naser Syla, ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit është futur në sallën e operacionit dhe se është në gjendje të rëndë./Gazeta Sinjali/