image E qëlluan me 5 plumba, zbulohet e shkuara e kriminale e shënjestrës së atenatit në Vlorë - Sinjali

Rajon/ E qëlluan me 5 plumba, zbulohet e shkuara e kriminale e shënjestrës së atenatit në Vlorë

news image

Njëri prej personave të plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Vlorë, rezulton emër i njohur për drejtësinë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Nikollaq Çepaj (Taullaraj), i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi është qëlluar me 5 plumba, në kokë, legen dhe shpinë.

Çepaj sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’.

Dyshohet që atentati ka lidhje me hakmarrjen, pistë e cila po hetohet edhe nga policia.

Kujtojmë që përveç 36-vjeçarit mbeti i plagosur edhe i vëllai i gruas së tij Ronald Çepaj./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin