Në mesin e shumë temave që u diskutuan në emisionin televiziv “N’konak”, ku i ftuar ishte lideri i Vetëvendosjes, u fol edhe për një gjë goxha interesante.
Ai u pyet se çka i ka mbetur merak.
E këtu, Albin Kurti, thotë që e ka një merak goxha të madh, e që për të cilin, nuk do të besonte që nuk do ta mbërrij ende.
“Mua më mbetën vetëm meraqe të mëdha jo të vogla dhe po t’i thuhej shqiptarëve në vitin 1999, para 30 vjetëve se do të shkatërrohet Jugosllavia se Shqitparët e Maqedonisë do të ngelin në Maqedoni, Shqiptarët e Malit të Zi do të ngelin në Mal të Zi, Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të ngelin në Serbi, Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë, por do ta ketë një pavarësi me jo pak ndërskamca së brendshmi asnjëri nuk do ta pranonte, ja ku jemi 30 vjet më vonë, kemi humbur, vuajtur e pësuar kaq shumë dhe kemi ngelur shumë mbrapa, ky është meraku im më i madh, prandaj, të vetmën optimizëm që e kam është duke besuar në popullin tonë e kapacitetin e tij, që ta ndryshoj këtë gjendje përfshirë këtu edhe shansën e zgjedhjeve të ardhshme”, tha ai.