image Çka gjeti Policia e Kosovës në aksionin e mbrëmshëm tek lokalet e “Lesnas” në Prishtinë

Kosovë

Pamje/ Çka gjeti Policia e Kosovës në aksionin e mbrëmshëm tek lokalet e “Lesnas” në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka ndërmarrë gjatë mbrëmjes së djeshme një aksion kontrolli tek lokalet e “Lesnas” në Prishtinë.

Burime të Gazetës Sinjali nga Prokuroria Themelore e Prishtinës bëjnë me dije se në këtë aksion Policia e Kosovës ka gjetur një qese me substanca narkotike, ndërsa në stacion të policisë janë interivistuar dy persona.

Siç bëjnë me dije burimet e Gazetes Sinjali, një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, si dhe një tjetër në cilësinë e dëshmitarit.

Gazeta Sinjali, kishte raportuar mbrëmë për këtë aksion, ndërsa lajmi ishte konfirmuar edhe nga zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojë se Policia e Kosovës është duke kryer një kontroll në atë pjesë dhe për çdo çdo gjë tjetër do të informoheni me kohë”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

Më poshtë mund t’i shihni disa pamje nga vendi i ngjarjes.