image Çitaku thotë se PDK nuk është e konformistëve, është e guximtarëve

Politikë

Çitaku thotë se PDK nuk është e konformistëve, është e guximtarëve

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se për me qenë pjesë e PDK-së duhet të jesh në gjendje me imagjinu të pamundurën, teksa shton se “PDK nuk është e konformistëve“.

Ajo i ka ftuar të rinjet për t’iu bashkuar kësaj partie.

”Për me qenë pjesë e PDK duhesh me pasë bindje. Duhesh me qenë në gjendje me e imagjinu të pamundurën. Duhesh me besu që bashkë mundemi me realizu aspirata të cilat për prindërit tanë kanë ekzistuar vetëm në imagjinatë”, ka shkruar në Facebook, të enjten.

”PDK është e ëndërrimtarëve. PDK është e guximtarëve.  Nëse ke ëndërra, nëse ke guxim, PDK është e jotja aq sa është e imja. Bashkë mundemi”, ka thënë Çitaku. 

/GazetaSinjali/