image Çitaku: Të hënën, Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin

Politikë

Çitaku: Të hënën, Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën “do ta nënshkruajë Asociacionin”.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se plani franko-gjerman nuk ka pikur nga qielli dhe se ai ishte produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite.

Sipas saj, Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.

Postimi i plotë:

Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite.

Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.

Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.

hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë.

Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur.

Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.

Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti.

/GazetaSinjali/