Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje.
Sipas saj, konstantja e vetme e Vetëvendosjes është arsyetimi si dhe ngushëllimi i tyre është rikthimi me propagandat me video, njofton Klan Kosova.
“Problemet para fytyrës i shmangin. Përgjegjësive u ikin. Dezertojnë nga menaxhimi. Konstantja e vetme e tyre: arsyetimi”.
“Asnjë investim kapital. Zero rritje pagash. Të gjitha punët në ngarendje. Ngushëllimi i tyre: rikthimi me propagandat me video”, ka shkruar ajo.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.