image Daçiq ia publikon certifikatën e lindjes Vlora Çitakut: Ti ende je qytetare e Serbisë

Kosovë

OKB/ Daçiq ia publikon certifikatën e lindjes Vlora Çitakut: Ti ende je qytetare e Serbisë

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka publikuar një certifikatë të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.

Certifikata ishte e vjetër, e kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.

“Ti ende je qytetare e Serbisë.”, tha Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën.

Tutje, Daçiq kërkoi që taksa prej 100% të hiqet dhe se Serbia është e gatshme të rifilloj bisedimet sapo të hiqet taksa./Gazeta Sinjali/