image Çitaku - Grenellit pasi ua uroi serbëve Vidovdanin: Nuk ishte beteja e tyre

Kosovë

Çitaku – Grenellit pasi ua uroi serbëve Vidovdanin: Nuk ishte beteja e tyre

news image

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka reaguar ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas urimit që ky i fundit ua bëri serbëve për Vidovdan.

Grenell e vlerësoi si të shenjtë Princin serb Llazarin dhe “dëshmorët” serbë.

“Sot nderojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Princin e shenjtë Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, shkroi Grenell.

Çitaku ka reaguar në këtë postim, duke ia sqaruar Grenellit se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve, por që në të mori pjesë ushtria e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, shkroi ajo./Gazeta Sinjali/