image Çitaku-Osmanit: Ke qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën, pse po heshtni tash?

Politikë

Çitaku-Osmanit: Ke qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën, pse po heshtni tash?

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar presidentes Osmani, për siç thotë ajo, heshtjen e saj karshi situatave nëpër të cilën po kalon Kosova, duke i thënë se “heshtja nuk është gjithmonë flori”, raporton Sinjali.

Çitaku tha se në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto, nëpër të cilat, sipas saj po kalon Kosova, heshtja është pajtim e edhe nënshtrim.

“Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të? Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se Osmani tërë karrierën politike e ka ndërtuar në antagonizma, “por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën…”.

“Nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook”, përfundoi nënkryetarja e PDK-së.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0Qr7Ckfjtmq7mJ5ZBAAHYr9xhFzbxg8PLQCxVt7sUsEBbmofqajrEmvjMGXpLM4jGl&id=100079527735092&cft[0]=AZW2hIS_aVh48_BYymL7ILUDb1sHJzi_Ya7Gat40StAGmIOUOv2m1_XG542O9YSlF8OBQrqASPNZdoZNW4cvp7kbWF0fGTRy_8ExyC483BYoTXCz0NrUhcew98iX0QmwGlerGhE8CocaLrY1NIOiaF8L&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/