image Çitaku: Me Kurtin nuk po pajtohemi për asgjë, as për menaxhimin e situatës në Veri

Politikë

Çitaku: Me Kurtin nuk po pajtohemi për asgjë, as për menaxhimin e situatës në Veri

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova sot po kalon ditët më të renda.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, nuk po pajtohen pothuajse për asgjë. Madje as për menaxhimin e situatës këto ditët e fundit.

“Megjithatë, për ne, si parti politke shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale. Në raport me Serbinë, ne nuk duam që Kryeministri i Kosovës të dështojë. Ne duam që me KM Kurti të debatojmë për krizën energjetike, për rritjen e çmimeve, për ligjin e pagave e për shumë e shumë çështje tjera. Në raport me politikën e jashtme, e posaçërisht në funksion të fuqizimit të Kosovës, ne të gjithë duhet të synojmë konsenzusin. Nuk duhet t’i replikojmë modelet e kaluara të opozitës”, ka shkruar Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së tutje ka thënë se nuk duhet vetëm komunikim me aleatët, por duhet që të koordinohen me ta, sepse sipas saj pa aleat e pa miq është e vështirë.

/GazetaSinjali/