Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se më e dëmshme se deklarata e Macronit për vizat është “konstatimi i tij për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë”.
Ajo ka thënë se reagimi i ministres Gërvalla është “skandaloz”.
“Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza. Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz. Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë”, ka shkruar ajo.