image Çitaku mbron Musliun: As nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon

Politikë

Çitaku mbron Musliun: As nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dalë në mbrojtje bashkpartiakes së saj, Ganimete Musliut pas fjalimit në Kuvendin e Kosovës.

Çitaku ka thënë se racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon, dhe sipas saj mund të pajtoheni ose jo me fjalimin e Musliut, por ajo as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka fol. Move on.” – ka shkruar Çitaku në Facebook.

/GazetaSinjali/