image Çitaku ligjëron në universitetin amerikan për rolin e grave kosovare gjatë shtetndërtimit të Kosovës

Kosovë

Politikë/ Çitaku ligjëron në universitetin amerikan për rolin e grave kosovare gjatë shtetndërtimit të Kosovës

news image

Ambasadorja e Kosovës në Nju Jork, Vlora Çitaku ka ligjëruar në një universitet në SHBA lidhur me rolin e grave kosovare gjatë periudhave të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës.

Ajo mori pjesë në konferencën për paqen dhe pajtimin.

“Me kënaqësi e ndava rrëfimin e Kosovës në Georgetown University, në konferencën për paqen dhe pajtimin të organizuar nga Rotary International.Fola për rolin vendimtar që kanë luajtur gratë nga Kosova në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë.”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në facebook./Gazeta Sinjali/