image Çitaku: Kurti sot nënshkruan Asociacionin për të cilën ai dhe partia i tij e kanë sulmuar Kuvendin

Politikë

Çitaku: Kurti sot nënshkruan Asociacionin për të cilën ai dhe partia i tij e kanë sulmuar Kuvendin

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sot merr fund kauza e kryeministrit, Albin Kurti me të cilën arriti sipas saj në pushtet.

Ajo ka thënë se sot Kurti do të nënshkruajë zotimin për zbatimin e Asociacionit.

“Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë. Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit. Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë 17 shkurt) më fillim nga ora 15:00 do të takohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e kryediplomatit, Josep Borell dhe të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. A do ta “puthin” Kurti e Vuçiq zyrtarisht propozimin e BE-së për normalizimin e marrdhënieve?

Takimet do të fillojnë në ora 15:00, ku Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, bashkë me Lajçakun, pritet të zhvillojnë takime të veçanta me Kurtin dhe Vuçiqin.

Ndërkaq në orën 16:15, kryediplomati Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të veçanta, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas kësaj do të ketë një deklaratë për media nga Borell.

Çështja kryesore e këtij takim do të jetë propozimi i BE-së dhe pranimi i tij në mënyrë zyrtare nga palët.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=185583984102525&id=100079527735092

/GazetaSinjali/