Fituesi i zgjedhjeve në komunën e Shtimes, Qemajl Aliu, nga Vetëvendosje ka thënë se pas 22 vitesh, kjo komunë është përsëri është e lirë.
“Më në fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë. Urime Shtime, urime shtimjan. Zemra mal”, shkroi ai.
Pas këtij shkrimi ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Jo kryetar. Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar. Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën. Në Shtime ka ndodhur një rrotacion demokratik. Aq.”, ka shkruar Çitaku.