image Çitaku - Gërvallës: Detyra juaj nuk është ta shtrembëroni të vërtetën

Politikë

Çitaku – Gërvallës: Detyra juaj nuk është ta shtrembëroni të vërtetën

news image

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka reaguar Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, pas deklaratave të kësaj të fundit se Kosova nuk duhet të fajësoj BE-në për gabimet e saja, shkruan Gazeta Sinjali.

Çitaku ka thënë se BE-ja vazhdon ta mbajë të izoluar Kosovën dhe ka shtuar se Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka konfirmuar atë që e kanë konfirmuar Komisioni dhe Parlamenti Evropian se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash.

 “E nderuara Ministre, Para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”.

Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiwan mund të udhëtojnë pa viza në BE. Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Çitaku tha se as brenda Bashkimit Evropian nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve, porse Gërvalla si ministre duhet ta thotë të vërtetën.

Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë. Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtetën, por as mos ta shtrembëroni atë”, ka shtuar ajo./Gazeta Sinjali/