Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është përballur me disa pyetje jo të zakonshme në emisionin ‘Oxygen’. Ajo u sfidua që ta formojë një qeveri të re me kuadrot e të gjitha partive.
Si kryeministër, ajo vendosi shefin e saj politik, Memli Krasniqin.
Megjithatë, ajo gjeti vend edhe për kryeministrin aktual, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Këtë të fundit tha se do ta bënte ambasadore në ndonjë vend të caktuar, kurse kryetarin e LVV-së do ta emëronte shef protokolli.
Në vend të Vjosa Osmanit, ajo tha se do ta emëronte Justina Pulaj, që dikur ka qenë pjesë e PDK-së.
Po ashtu, ajo mendoi edhe për partitë e tjera opozitare.
“Memli me të vërtetë. Presidente Justina Pula, ka qenë në PDK. Ministër i Punëve të Brendshme ndoshta e kisha bo Besnik Tahirin. Është djalë i mirë, i shkolluar. Ministër të Punëve të Jashtme e kisha bo Bernard Nikajn, është i PDK-së E kam njohur personalisht. Ministre të Shëndetësisë e kisha vendosë Teuta Hadrin, doktoreshë. Ka qenë në PDK. Ministre të Kulturës e kisha bo Vlora Dumoshin. Ministër të Arsimit Jusuf Thaçin”, tha ajo në Klan Kosova.
“E ka bërë një punë të mrekullueshme me Atomin. Ministër të Financave Arben Mustafa (PDK). Albinin (Kurti) shef protokolli e kisha bo. Donika Gërvallën nuk e kisha bo ministre të Jashtme. Vjosën e kisha bo ambasadore. Ministre të Mbrojtjes Besa Kabashi. Shumë e zonja. Ministre të Ambientit Eliza Hoxha. Ministre të Tregtisë e kisha bo Hykmeten (Bajrami) e LDK-së. Inovacion, transformim digjital Donjeta Sahatçiu”, theksoi ajo gjatë intervistës, që u përcoll me humor e shaka.