image Çitaku, deputetëve të VV-së për artikullin e Economist Impact: Kemi të bëjmë me mosdije e propagandë

Politikë

Çitaku, deputetëve të VV-së për artikullin e Economist Impact: Kemi të bëjmë me mosdije e propagandë

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas artikullit të sponsorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në revistën Economist Impact, i cili ka nxitur reagime të shumta në vend.

Edhe Çitaku reagimin e VV-së për këtë shkrim e ka cilësuar si mosdije e propagandë diletanteske.

Teksa, e njëjta u shpreh se pagesat për promovimin e Kosovës nuk kanë asgjë të keqe, deri në momentin kur tentohen të promovohen si të papaguara.

“Nuk ka asgjë të keqe kur institucionet e vendit paguajnë për promovimin e Kosovës. Economist Impact ka një seksion ku publikohen artikuj të sponzorizuar nga organizata të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare. Çdo gjë në rregull deri këtu”.

“Mirëpo, kur botimet e tilla të sponzorizuara promovohen nga eksponentët e pushtetit si shkrime të redaksisë së The Economist, eh në atë rast ose kemi të bëjmë me mosdije, ose propagandë diletanteske, ose te dyjat bashkë”, tha nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

/GazetaSinjali/