image Çitaku e quan skandaloze deklaratën e Gërvallës: Vetëm ministrat e vendeve totalitare flasin kështu

Politikë

Çitaku e quan skandaloze deklaratën e Gërvallës: Vetëm ministrat e vendeve totalitare flasin kështu

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka quajtur skandaloze deklaratat ministres se punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila në një intervistë për gazetën e njohur austriake “Der Standard”, ka thënë se Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomat tjerë në Ballkan.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se kjo deklaratë e kryediplomates së Kosovës është skandaloze.

Sipas saj, vetëm ministrat e vendeve totalitare deklarohen në këtë mënyrë.

“Skandaloze. Vetëm Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropian dhe amerikan”, ka shkruar Çitaku.

/GazetaSinjali/