Daut Haradinaj i AAK-së ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij për rrymë që e kishte dhënë në vitin 2015, sa ishte në opozitë.
Kurti në 2015 kishte thënë se ‘Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet’.
Haradinaj e bashkëngjiti edhe aprovimin e Qeverisë për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.
“Cilit Albin me i besu!?”, shkroi Haradinaj në fotografinë e postuar me deklaratat e Kurtit.
Kujtojmë se Qeveria ka njoftuar se do t’i japë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset.