image Cili është ndikimi i muzikës në tru

Kuriozitete

Cili është ndikimi i muzikës në tru

news image

Nëse doni të çlodhni veten tuaj, dëgjoni muzikë.

“Ka disa gjëra që stimulojnë trurin ashtu si bën muzika”, thotë një otolaringolog i Johns Hopkins.

“Nëse doni ta mbani trurin tuaj të angazhuar gjatë gjithë procesit të plakjes, të dëgjoni ose të luani muzikë është një mjet i shkëlqyeshëm“, ka thënë ai, shkruan Hopkinsmedicine, transmeton Gazeta Sinjali.

Kërkimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës mund të zvogëlojë ankthin, presionin e gjakut dhe dhimbjen, si dhe të përmirësojë cilësinë e gjumit, gjendjen shpirtërore, vigjilencën mendore dhe kujtesën.

Si bëhet lidhja mes trurit dhe muzikës?

Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se si truri ynë mund të dëgjojë dhe të luajë muzikë. Një sistem stereo nxjerrë dridhje që udhëtojnë përmes ajrit dhe disi futen brenda në kanalin e veshit. Këto dridhje gudulisin daullen e veshit dhe transmetohen në një sinjal elektrik që udhëton përmes nervit dëgjimor në rrjedhën e trurit, ku rigjenerohet në diçka që ne e perceptojmë si muzikë./Gazeta Sinjali/