Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 26 raste të vdekjes nga COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
14 nga të vdekurit i takojnë gjinisë femërore dhe po 14 të tjerë asaj mashkullore.
Personi më i ri që vdiq si pasojë e infektimit nga ky virus brenda këtij intervali kohor, është 26-vjeçarja nga Vitia, e cila ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj.
Një viktimë i takonte grupmoshës 40-49 vjeçare. Gjashtë të vdekur ishin të grupmoshës 50-59 vjeçare.
Numri më i lartë i të vdekurve, tetë prej tyre, ishin në mes të moshës 60 dhe 60 vjeç. Shtatë të tjerë ishin mbi 70 vjeç dhe pesë nga viktimat mbi 80 vjeç.
Komuna në të cilën u konfirmuan më së shumti raste të vdekjes ishte ajo e Gjakovës, në të cilën për 24 orë ndërruan jetë katër të infektuar me koronavirus. Ndërkaq, komuna e dytë është ajo e Obliqit, ku vdiqën 3 persona./Gazeta Sinjali/