image Cilat janë figurat që mbetën jashtë Kryesisë së PDK-së

Politikë

Cilat janë figurat që mbetën jashtë Kryesisë së PDK-së

news image

Partia Demokratike e Kosovës sot ka zgjedhur Kryesinë e re, pas Konventës së Dhjetë zgjedhore në të cilën Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i partisë.

Blerand Stavilevci, Betim Gjoshi, Enver Hoxhaj, Donjet Bislimi, Safete Hadergjonaj, Muzafer Shala dhe Valdete Idrizi janë ata të cilët përkundër ndryshimeve në parti mbetën pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Jashtë Kryesisë së PDK-së, kanë mbetur: Blerta Deliu-Kodra, Shaqir Totaj, Abelard Tahiri, Hajredin Kuçi, Agim Aliu, Elmi Reçica, Sami Lushtaku, Xhavit Haliti, Migjen Kelmendi, Bajrush Xhemajli.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në Kryesinë e PDK-së ka njerëz të devotshëm, që si të rinj kanë besuar e janë rritur organikisht në PDK.

“Shpreh bindjen dhe vullnetin tim se kemi një ekip të jashtëzakonshëm me të cilin do të vazhdojmë betejën politike dhe do të ballafaqohemi me sfidat që i kemi përpara. Jam i nderuar për njerëzit që kanë pranuar t’i bashkohen PDK-së në këtë fazë. Ata kanë besuar në vizionin tim dhe te potenciali i PDK-së për t’u rikthyer dhe rikthimi i PDK-së për të marrë besimin qytetar fillon sot kur unë kam një ekip të cilit i besoj dhe me të cilët mendoj që të zhvilloj tutje deri në arritjen e objektivave dhe vizionit që kam shpërfaqur para një muaji kur Konventa e PDK-së më dha besimin që të jem kryetar i PDK-së”, ka thënë Krasniqi në konferencë për media.

Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së do të jetë Bajrush Xhemaili, derisa nënkryetarë do të jenë Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Enver Hoxhaj dhe Ramë Buja.

Anëtarë të kryesisë do të jenë Bernard Nikaj, Donika Shahini-Lami, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi-Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadërgjonaj dhe Donjet Bislimi.

/Gazeta Sinjali/