Këngët shqipe po arrijnë të dëgjohen çdo vit e më shumë edhe jashtë trojeve shqiptare. Krejt kjo falë internetit, rrjeteve sociale, si dhe bashkëpunimit të artistëve shqiptarë me ata të huaj.
Në Kosovë dhe jo vetëm, përgjatë gjithë vitit 2019 u dëgjua me miliona herë kënga e këngëtares së njohur shqiptare tanimë me famë ndërkombëtare, Dhurata Dora, shkruan Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për këngën “Zemër”, e cila është në bashkëpunim me rep-artistin algjerian, Soolking. Këtë bashkëpunim artistët e publikuan në muajin prill të këtij viti dhe që prej atëherë kënga ka arritur t’i marrë mbi 359 milionë klikime në kanalin YouTube.
“Zemër”, i hapi shumë rrugë Dhuratës, kështu duke u renditur në pesë këngët më të dëgjuara në top-listat franceze, si dhe duke u bërë “Gold” ndërkombëtarisht që nënkupton se kënga është shitur në më shumë se 500 mijë kopje.
Dhurata Dora suksesin e këngës “Zemër” e shijoi pothuajse për të gjithë vitin, kështu duke mbajtur koncerte dhe mbrëmje muzikore, brenda dhe jashtë vendit.
Krahas këngës “Zemër”, artistja publikoi edhe këngën “Te Quiero” në bashkëpunim me artistin e njohur francez Maitre Gims, si dhe “100 shkallë” në bashkëpunim me BigBang./Gazeta Sinjali/