Çiklisti profesionist David Martineli dhe anëtarë i skuadrës “Astana”, në kohën e pandemisë “Covid 19”, ka filluar një aksion të jashtëzakonshëm humaniatar në Itali.
Martineli, në qytetin Lodeto në Lombardi, një ndër rajonet më të goditur në Itali, ka vendosur të ndihmojë personat e moshuar , duke iu ofruar medikamentet e nevojshme.
Ai në mbrëmje, mer porosite përmes rrjeteve sociale, ndërsa në mëngjes kalon edhe nga 10 herë qytetin për të dërguar ilaçet deri te personat e moshuar.