image Vetura godet çiklistin në Podujevë

Kosovë

Aksident/ Vetura godet çiklistin në Podujevë

news image

Një çiklist është goditur nga një veturë gjatë ditës së sotme në qytetin e Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” dhe është raportuar rreth orës 14:15.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 14:15 në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë është raportuar për një aksident në mes të një veture dhe një çiklisti, ky i fundit është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas për në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.

Ai më tej ka treguar se me rastin po merret policia./Gazeta Sinjali/