Harley Morgan dhe Rhiannon Boudreaux vdiqën tragjikisht 5 minuta pasi u kurorëzuan.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Teksasit, transmeton Sinjali.
Çifti ishte duke udhëtuar me makinë, kur një kamion që transportonte një traktor i goditi fort në autostradë dhe për pasojë çifti i ri ndërroi jetë.
Sipas dëshmitarëve makina ku ndodheshin dy të rinjtë u rrotullua disa herë.
Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për ndriçimin e plotë të rastit./Sinjali/