Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj, megjithatë ajo nuk mungon në rrjete sociale kur herë pas here bën rubrikën e pyetjeve për fansat e saj shqiptarë, ashtu siç ka bërë edhe këtë herë.
Edhe në këtë intervistë virtuale, nuk kanë munguar pyetjet e ndryshme nga fansat e saj të shumtë.
“A keni kërcyer kërcime tradicionale shqiptare?” e pyesin fansat Almedën.
Abazi si një shqiptare e vërtetë jo vetëm që e ka kërcyer “Napolonin”, por e paska “djegur”.
Modelja dhe aktorja ka ndarë një fragment në Instastory nga dasma e saj vite më parë, duke kërcyer së bashku me partnerin e saj turk, Tolgahan-in.
Kujtojmë që Almeda ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të quajtur Efehan dhe Alina me aktorin e njohur turk.