image Çifti i mërgimtarëve dhurojnë 23 karroca për personat me nevoja të veçanta në Vushtrri

Sociale

Çifti i mërgimtarëve dhurojnë 23 karroca për personat me nevoja të veçanta në Vushtrri

news image

Bashkatdhetarët Rrahim dhe Rukije Hasani janë bërë shembull shumë i mirë për njerëzit sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë dhuruar 23 karroca për personat me nevoja të veçanta në Vushtrri.

Nga shoqata Handikos – Vushtrri kanë falënderuar donatorët, kryetarin e komunës, Xhafer Tahirin, si dhe kompaninë e transportit që me këtë donacion urojnë t’ua lehtësojnë jetën këtyre personave.

“Donatorët urojnë dhe besojnë se kjo ndihmë sadopak do t’ua lehtësojë jetën personave me nevoja të veçanta. Në emër të donatorëve, falënderojmë edhe Komunën e Vushtrrisë (Kabineti Kryetarit Tahiri), që lehtësoi procedurat doganore dhe Arianit Jashari, i cili koordinoi punët në mes institucioneve, donatorëve dhe transportit ‘Ilirija'”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate./Gazeta Sinjali/