Një ngjarje tepër tragjike ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ku një çift të rinjsh kanë humbur jetën në një aksident të rëndë, vetëm 5 minuta pasi kishin kryer ceremoninë e tyre martesore.
19-vjeçari Harley Morgan dhe 20-vjeçarja Rhiannon Boudreaux, u përplasën nga një kamion i cili mbante mbi rimorkio një traktor.
Dëshmitarët okularë thanë se automjeti ku po udhëtonin të rinjtë, u rrokullis disa herë derisa përfundoi në një kanal.
Përplasja ishte e fuqishme dhe të rinjtë e sapomartuar ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.
Mes lotësh, nëna e 19-vjeçarit, Jennia Kashawna Morgan rrëfeu:
Ata ishin kaq të rinj, në lule të rinisë. E vetmja gjë që ata donin ishte të martoheshin dhe të fillonin jetën. Të dy kishin shumë ëndrra. Unë pashë me sytë e mi vdekjen e tim biri, unë jam ende e përlyer me gjakun e tij. Ajo që pashë me sytë e mi do të më ndjekë nga pas gjatë gjithë jetës sime. Nuk do ta harroj kurrë. Unë do të shoh çdo natë kamionin që i mori jetën tim biri.”
Dy të rinjtë ishin njohur dhe dashuruar me njëri-tjetrin që në klasën e tetë dhe kishin plane për një ceremoni më të madhe afër Krishtlindjes.