Kompania ajrore “Air Canada” është urdhëruar nga Gjykata Federale e Kanadasë që të paguajë 15 mijë dollarë dhe t’i kërkojë falje një çifti francez të cilët ishin ankuar se kjo kompani nuk e respektonte gjuhën frënge.
Frëngjishtja dhe gjuha angleze janë dy gjuhët zyrtare në Kanada dhe gëzojnë status të barabartë, por që “Air Canada” duket se nuk e po respektonte në të gjitha rastet.
Çifti frëng, Michel dhe Lynda Thibodeau, tha se në rripat e sigurimit të avionëve fjala “hiqe” ishte e shkruar vetëm në anglisht dhe jo në frëngjisht.
Po ashtu, sipas tyre, përkthimet në frëngjisht të fjalëve “dalje” dhe “kujdes” ishin me shkronja më të vogla se ato në anglisht. Çifti tha se edhe ekrani i njoftimeve në frëngjisht kishte më pak të dhëna se ai në anglisht.
“‘Air Canada’ shkel sistematikisht të drejtat gjuhësore të frankofoneve”, tha Thibodeaus, i cili kishte paraqitur 22 ankesa prej vitit 2016 ndaj kompanisë së njëjtë.
Ai tha se pret që “Air Canada” të ndryshojë sjellje dhe të respektojë më shumë gjuhën frënge.