Një çift ushtarakësh britanikë kanë bërë vetëvrasje me një marrëveshje mes tyre, pasi kishin organizuar festën finale për miqtë që nuk dyshonin asgjë.
49-vjeçarja Deborah McGuinness, kishte punuar si shefe e marrëdhënieve me publikun për tre krerë të ushtrisë britanike. Ajo dhe bashkëshorti i saj ish-ushtarak Peter, 54 vjeç, u gjetën të vdekur në makinën e tyre në një vend panoramik në Dorset në jug të Britanisë.
Një letër u gjet pranë trupave të tyre ku thuhej se “asnjë nga ne nuk bën dot pa njëri-tjetrin”.
Ata nuk kishin fëmijë së bashku, por macja e tyre u gjet gjithashtu e vdekur në makinë.
Miqtë e tyre thanë se dyshja dukeshin të lumtur një ditë para se të vdisnin, madje kishin organizuar një festë në shtëpinë e tyre në jug të Londrës.
McGuinness ishte një veteran i luftës në Irak dhe kishte shërbyer në ushtri për 22 vjet. Ai kishte përmendur disa herë më parë vetëvrasjen pasi vuante nga depresioni.
Ndërsa zonja McGuinness nuk kishte precedentë sëmundjesh mendore dhe disa muaj më parë ishte shëruar plotësisht nga një tumor që kishte pasur.
Ish-shefi i saj Sir Richard Dannatt, tha se gruaja ishte një “ushtarake model” dhe se vdekja e çiftit ishte një “tragjedi e dyfishtë”.