Çiftet e pamartuara do të jenë në gjendje të marrin me qira dhoma hoteli në Arabinë Saudite së bashku, nën një regjim të ri vizash të shpallur nga mbretëria konservatore. Gratë gjithashtu do të lejohen të qëndrojnë vetëm.
Deri më tani, çifteve u është dashur të dëshmojnë se ishin të martuar para se të hynin në dhomat e hotelit.
Kjo masë e qeverisë është për shkak të përpjekjes së Arabisë Saudite për të zgjeruar industrinë e saj të turizmit.
Çiftet deri më tani ishin të detyruara të bashkëngjisin dokumente që dëshmojnë se janë të martuar, por këto rregulla janë ndryshuar për të huajt.
Rregullat e reja të vizave kërkojnë që gratë turiste nuk kërkohet të mbulohen plotësisht, por pritet që prapë të mbulohen në mënyrë modeste.
Me një reputacion të gjatë si një nga vendet më të rrepta në botë, Arabia Saudite po përpiqet të zbusë imazhin e saj në sytë e turistëve dhe investitorëve të huaj./Gazeta Sinjali/