image Çiftet e Hollywood-it që i mbijetuan kohës

Bota e Yjeve

Showbiz/ Çiftet e Hollywood-it që i mbijetuan kohës

news image

Shumë çifte të Hollywood-it nuk arrijnë të mbajnë lidhjen e tyre për periudha të gjata, teksa disa të tjerë vazhdojnë të mbesin kokë e këmbë të dashuruar.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga çiftet e famshme që e mbajnë gjallë dashurinë e tyre, pavarësisht distancës.

Emily Blunt and John Krasinski

Ata u takuan në vitin 2008 dhe u dashuruan në shikim të parë. Anipse të dy janë aktorë, ata ishin gjithmonë të zënë, por megjithatë u përpoqën të mbajnë kontakte dhe arritën ta bëjnë marrëdhënien e tyre të funksionojë.

Victoria dhe David Beckham

Të gjithë jeni në dijeni për historinë e dashurisë së David Beckham dhe gruas së tij, Victorias, por jo shumë dinë për sfidat me të cilat janë përballur çifti.

Për shumë vite, çifti mbanin lidhjen në distancë të largët, David jetonte në Kaliforni dhe Victoria ishte në Londër. Sidoqoftë, distanca midis tyre kurrë nuk ndikoi në lidhjen e tyre. Ata janë martuar tashmë 20 vjet dhe kanë 4 fëmijë së bashku.

Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick

Të martuar për më shumë së 22 vjet, Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick, ende vazhdojnë të jetojnë në distancë. Por, sipas aktores, distanca vetëm i bën ata të kthehen së bashku më të fortë se kurrë.

Vanessa Hudgens dhe Austin Butler

Çifti i ri, Vanessa Hudgens dhe Austin Butler, janë së bashku për shtatë vjet. Në fillimin e lidhjes së tyre Austin jetonte në një zonë tjetër, larg të dashurës së saj mirëpo çifti e kaloi këtë sfidë. Sipas Butler, të dy përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për ta mbajtur partnerin e tyre të lumtur./Gazeta Sinjali/