Këngëtari i njohur me famë botërore Chris Brown, është bërë baba për herë të dytë.
Artisti dhe e dashura e tij Ammika Harris janë bërë prindër të një djali, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram.
Ky është fëmija i dytë për këngëtarin, pasi ai ka edhe një vajzë pesë vjeçare të quajtur Royalty me ish të dashurën Nia Guzman./Gazeta Sinjali/