Kryeministri Albin Kurti ka pasur një bisedë me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Chollet pas kësaj është deklaruar duke thënë se Amerika mirëpret gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për ta pranuar propozimin e Bashkimit Evropian.
“Mirepresim vendimin për ta pranuar propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogun të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Chollet në Twitter.
“Tani duhet implementim për të siguruar përfitime domethënëse për të dyja vendet”.