Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq.
Chollet e Gjuriq ndër të tjera folën edhe për marrëveshjen e Ohrit që u arrit më 18 mars në mes Kosovës e Serbisë.
“E jashtëzakonshme të takohem me ambasadorin serb Marko Gjuriq, dhe të diskutojmë për rëndësinë e zbatimit të obligimeve të marrëveshjes së Ohrit për të avancuar ambiciet e Serbisë për në BE”, tha Chollet.
Tutje, ai e falënderoi Gjuriqin për mbështetjen që Serbia ia ka dhënë Ukrainës.