image Gjuriq: Chollet më tha se ShBA-ja e ka seriozisht formimin e Asociacionit

Politikë

Gjuriq: Chollet më tha se ShBA-ja e ka seriozisht formimin e Asociacionit

news image

Ambasadori i Serbisë në Beograd, Marko Gjuriq ka thënë se këshilltari special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e synojnë të ndërmarrin hapa seriozë drejt formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjuriq në një intervistë për “Euronews Serbia” ka thënë se javën e kaluar pati një bisedë shumë serioze me nënsekretarin Chollet.

“Ai më tha se Amerika synon të ndërmarrë hapa shumë seriozë drejt formimit të Asociacionit. Ata e kanë udhëhequr procesin drejt saj, jo me ritmin dhe as afër dinamikës që do të donim. Duam vetëm t’ju kujtojmë për faktin se Amerika as formalisht nuk është garantuese dhe as nënshkruese e Marrëveshjes së Brukselit, këtë duhet ta kishte bërë BE-ja 10 vjet më parë dhe falë tyre që u angazhuan në çështjen e Asociacionit më shumë se shumë vende evropiane dhe që ndihmuan për të ndalur përshkallëzimin. Në dhjetor Escobar deklaroi publikisht se Asociacioni do të formohet me Kurtin ose pa të, të shohim se shpejt do të realizohet.” – ka deklaruar ai.

/GazetaSinjali/