Federico Chiesa pritet t’i kryejë sot vizitat mjekësore për kalimin e tij te Juventusi, pasi marrëveshja me Fiorentinën është mbyllur si huazim me obligimin e blerjes.
Sipas të gjitha mediave italiane, detajet finale janë përfunduar të dielën dhe vizitat mjekësore do të bëhen sot.
Do të jetë një marrëveshje dy vjeçare me dy milionë euro për sezonin e parë dhe 8 milionë të tjera për sezonin e dytë si dhe me obligimin e blerjes në fund.
Kostoja e blerjes finale do të jetë 50 milionë euro. /Gazeta Sinjali/