image Chiellini: Mjekët po jetojnë në spitale, s’janë takuar me javë të tëra me familjet e tyre

Futboll

Koronavirusi/ Chiellini: Mjekët po jetojnë në spitale, s’janë takuar me javë të tëra me familjet e tyre

news image

Koronavirusi është përhapur me të madhe në Itali.

Dje, Qeveria e Italisë shpalli zonë e kuqe krejt vendin, shkruan Gazeta Sinjali.

Giorgio Chiellini, qendërmbrojtësi i Juventusit e bëri një postim në llogarinë e tij në Twitter duke treguar punën e madhe që po e bëjnë mjekët në Itali.

“Janë disa nga shumë mjek që punojnë në kujdesin intensiv. Mjekë që jetojnë në spitale. Të cilët nuk janë kthyer te familjet e tyre për javë të tëra. Të cilët janë të përkushtuar t’i shpëtojnë jetët tona” – tha Chiellini.

Serie A i ka pezulluar ndeshjet e tyre deri më datë 3 prill./Gazeta Sinjali/