image Chiellini i lumtur me kualifikimin e Juventusit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Chiellini i lumtur me kualifikimin e Juventusit në Ligën e Kampionëve

news image

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ishte tejet i kënaqur me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

Juventusi siguroi kualifikimin në ndeshjen e fundit kundër Bolognas, pas fitore 4-1.

“Biancorerët” u kualifikuan pasi Napoli nuk arriti të fitojë kundër Veronas.

Pas ndeshjes, kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, deklaroi se Juventusi është skuadër të jeton për të luftuar e për të luajtur në ndeshjet më të rrezikshme duke treguar se ata mund të rikthehen edhe nga disfatat më të mëdha.

“E kemi përsëritur shumë herë në këtë sezon, nuk jemi ndalur edhe kur gjithçka dukej e përfunduar. Ky kualifikim në Ligën e Kampionëve, së bashku me trofeun e Kupës, na lejon që të rinisemi për sezonin e ardhshëm aty ku meritojmë të jemi”, tha ai.

Juventusi zuri vendin e katërt në Serie A.

/Gazeta Sinjali Sporti/