image Chelsea refuzoi shkëmbimin e mesfushorëve me Juventusin

Futboll

Chelsea refuzoi shkëmbimin e mesfushorëve me Juventusin

news image

Chelsea refuzoi mundësinë për të nënshkruar Miralem Pjanic nga Juventus si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për Jorginho, sipas agjentit të kombëtares italiane, Joao Santos.

Jorginho ishte lidhur me një kthim në Serie A me kampionin e Italisë, Juventusin gjatë kohës që ishte Maurizio Sarri në krye.

Juventusi zëvendësoi Sarrin me Andrea Pirlon muajin e kaluar dhe kanë nënshkruar me Arthurin nga Barcelona , duke ia dhuruar katalunasve Pjanicin./Gazeta Sinjali/