image Chelsea ka gati ofertën e re për De Ligt

Futboll

Chelsea ka gati ofertën e re për De Ligt

news image

Tashmë është konfirmuar se Chelsea ka një interes në mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

Juve megjithatë do të kërkojë një tarifë të madhe ndërsa po diskuton për të zgjatur kontratën e Matthijs, por ende nuk ka marrëveshje të plotë.

Sidoqoftë, londinezët kanë një ide për të tentuar të marrin holandezin në Stamford Bridge.

Londinezët thuhet se kanë ofruar Timo Werner dhe 25 milionë euro për 22-vjeçarin, mirëpo këtë ofertë Juventusi e cilëson të ulët, pasi kërkon më tepër.

Gianluca Di Marzio thekson se londinezët mund të ofrojnë maksimumin deri në 40-45 milionë euro për Werner, duke shpresuar se kjo do të pranohej nga ‘Zonja e Vjetër’.

/GazetaSinjaliSport/