image Chelsea ka gati marrëveshjen për Kounden

Futboll

Chelsea ka gati marrëveshjen për Kounden

news image

Blutë janë të vendosur për nënshkrimin e mbrojtësit francez, Jules Kounde.

Chelsea ka bërë plane për të nënshkruar Jules Kounde nga Sevilla sapo të përfundojë marrja e Todd Boehly dhe të hiqen sanksionet, ka konfirmuar Goal, transmeton Sinjali Sport.

Me Antonio Rudiger që do të largohet për në Real Madrid dhe Andreas Christensen për Barcelonën, Chelsea do të kërkojë urgjentisht të sjellë të paktën një, nëse jo më shumë, qendërmbrojtës të profilit të lartë.

Marrëveshja ishte në prag të përfundimit verën e kaluar mirëpo dështoi pasi Sevilla kërkonte një pagë shumë të larë.

/GazetaSinjaliSport/