image Chelsea ia cakton çmimin Milanit për Brojën

Futboll

Chelsea ia cakton çmimin Milanit për Brojën

news image

Milani ka hapur bisedimet me agjentët e Armando Brojës dhe sipas raportimeve në Itali, sulmuesi i Chelseat mund të largohet për rreth 35 milionë euro.

21-vjeçari është një nga objektivat e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm pasi Paolo Maldini dhe Ricky Massara do të kërkojnë një qendërsulmues të ri.

Milani u takua me shoqëruesit e Brojës në fillim të kësaj jave dhe sipas Calciomercato.com, ka pasur bisedime paraprake edhe me gjigantët e Premier League.

Broja nuk është një titullar i rregullt në Stamford Bridge, kështu që Blutë mund të bien dakord të shesin për rreth 35 milionë euro. Megjithatë, gjigantët e Premier League ende nuk e kanë vendosur mendjen për të ardhmen e ndërkombëtarit shqiptar, i cili u rikthye në klub pas një periudhe njëvjeçare në Southampton në 2021-22.

Ai ka shënuar një gol në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka një kontratë afatgjatë në Stamford Bridge, të nënshkruar muajin e kaluar, e cila përfundon më 30 qershor 2028.

/GazetaSinjaliSport/